Denoncimi i Prençit: Instituti i Ndërtimit prej 15 vitesh funksionon pa ligj, punëtorët i ka pa licensë

Hënë, 16 December 2019 22:00

Këshilltar i posaçëm për emergjencat civile pranë Presidencës, Shemsi Prençi ka bërë një denoncim në lidhje me Institutin e Ndërtimit në Shqipëri.

Sipas Prençit, ky institucion që është çertefikuar për të bërë vlerësimet e dëmeve prej 15 vitesh funksionon pa ligj dhe pa punëtorë të specializuar.

Shemsi Prençi: KLSH ka kërkuar përafrimin e legjislacionit hartimin dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e BE në raport me ministrinë e Infrastrukturës konkretisht me Institutin e Ndërtimit, i cili është certifikuar për të bërë kontrollin dhe vlerësimin e dëmeve në Shqipëri. Rezulton një tronditje shumë e madhe, sepse Instituti i Ndërtimit prej 15 vitesh funksionon pa ligj dhe funksionon vetëm me një urdhër të ministrit te Punëve Publike, strukturë kjo e një qeverie më parë.

Më e rënda rezulton se instituti i ndërtimit ka 16 punonjës, 7 prej të cilëve pa licencë projektimi dhe kategori vlerësimi, 5 të sapo diplomuar që vijnë nga organizatat rinore të partive dhe vetëm 4 janë të kompletuar për të dhënë vlerësime.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...