Analisti i njohur: Qeveria po mbyll çdo zë kundër saj

Tuesday, 17 December 2019 08:13

Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve të “Paketës Antishpifje”, që kalon për votim në Kuvend, debati është thelluar edhe më shumë, pasi përveç qeverisë të gjithë kanë dalë kundër. Për analistin Andi Bushati, ka një tentativë që prej 6 viteve që kryeministri Edi Rama e synon këtë gjë, madje sipas tij e ka provuar edhe 2-3 herë të tjera.

“Duhet të bëjmë një tabllo të përgjithshme të situatës atëherë të flasim për paketën anti-shifje. Ne jemi një vend me opozitë jashtë parlamentit, jemi një vend me pushtetin lokal i gjithi i Partisë Socialiste, vend pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese. Media ka pak liri, t’ia heq edhe këtë liri. Po mbyll çdo zë kundër qeverisë. Ne paskemi qenë në një te keqe kaq të madhe saqë ka ardh fanari i të mirës që do na rregullojë dhe median”- tha Bushati në “Open”.

Organizatat e mediave dhe gazetarët në Shqipëri i konsiderojnë projektligjet e paketës antligjore si cënim të lirisë së shprehjes. Ato kanë paralajmëruar ndërkohë edhe protesta.

Dy projektligje të paketës ligjore antishpifje të miratuara në qeveri po kundërshtohen nga organizata të gazetarëve, shoqërisë civile dhe drejtues të portaleve online. Këshilli Shqiptar i Medias doli të premten, (13.12.2019 ) me një deklaratë të përbashkët, ku i bën thirrje Parlamentit “ta rrëzojë këtë paketë ligjore, nëse qeveria nuk e tërheq atë,” thekson deklarata.

Dy projektligjet e kësaj pakete, njëri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP) sipas gazetarëve dhe shoqërisë civile cënojnë rëndë lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Login to post comments