'Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit'/ Bardhi: Qytetarët në Thumanë vdiqën nga papërgjegjshmëria e qeverisë

Tuesday, 17 December 2019 21:05

Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit. Këtë kërkon Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook.

Sipas numrit dy të selisë blu, autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë

“Autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë.

Asnjë propagandë, me apo pa përdorimin e fëmijëve, nuk e fsheh dot të vërtetën! Qytetarët vdiqën nga papërgjegjshmëria e Qeverisë për të bërë detyrën pas tërmetit të 21 Shtatorit! Institucionet shtetërore neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat në Thumanë deri në momentin fatal të mëngjesit të 26 nëntorit. #Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit", shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
 

Në postimin e tij, Bardhi shton edhe kronikën e Abc News, ku tregohet se si banesat në Thumanë kishin pësuar dëme nga termeti i 4 korrikut 2018, nga ai i 21 shtatorit 2019, por askush nga qeveria nuk kishte reaguar.

Sipas të mbijetuarve autoritetet vendore, kishin shkuar i kishin parë shtëpitë në tetor, por nuk u kishin thënë që të mos hynin brenda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...