Investigimi/ Kush i vrau familjarët e Alesios dhe Aurelit që takuan Ronaldon?

Tuesday, 17 December 2019 21:42

Ndërkohë që Edi Rama po përdor për shou dy fëmijë, Alesion që humbi babain dhe motrën në Thumanë dhe Aurelin që nuk ka më gjyshen dhe të motrën, akuzat po rriten se shteti i drejtuar prej tij, është përgjegjës për vrasjen e familjarëve të tyre.

Një ivestigim i detajuar i gazetares me përvojë, Luli Progni ka përshkruar në mënyrë të detajuar se si Kryeministri, ministrja e mbrojtjes, ajo e infrastrukturës, instituti i ndërtimit dhe bashkia Krujë, nuk bënë gjë për 24 viktima që i lanë me moskokçarje nën thundrat e vdekjes.

Kronika e saktë tregon se ato godina ishin të rrezikshme që pas lëkundjeve të shumë kohëve më parë, në 4 korrik 2018.

Ato morrën goditjen fatale dhe u bënë të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit.

Që nga ky moment, Rama, Xhaçka, Balluku premtuan disa herë se gjithçka do të verifikohej deri sa asnjë qytetar të mos qe i kërcënuar.

Por me dhjetra dëshmi të mbledhura nga dokumentari i ABC Nevs tregojnë se me gjithë lutjet e shumta tek institucionet banorët e pallatit të Thumanës u lanë të masakroheshin nën gërmadha. Dhe për të daravitur këtë krim të pastër shtetëror, sot Edi Rama jep shou me dy djemtë e ngratë që humbën familjarët për faj të shtetit që drejton ai.

Kronika e Abc News:

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...