Tritan Shehu: "Mos u mburrni me transplantet, janë një “Njollë e zezë” për shëndetësinë tonë!

E mërkurë, 18 December 2019 09:23

Nga Tritan Shehu

Degjova dje vete lavderime per realizimin e nje transplanti te veshkave ne nje spital privat duke arritur ne reth 25 te tilla ne vit, dhe e festojne kete si sukses te madh!
Se pari nuk eshte detyra e Ministrise te trumbetoje si fitore raste te tilla sporadike te atij transplanti, kur keshtu jane realizuar prej shume vitesh ne vendin tone.
Se dyti, meqenese u fol per veshken, ne kemi reth 1300 paciente nen dialize, kur pothuajse te gjithe jane kandidat per transplantet, pra 25 ne vit nuk zgjidhin asgje!
Por dhe ne vete aplikimin e dializes jemi shume nen nevojat e nje popullesie me 3 M banore, Maqedonia e Veriut me 2 M banore ka nen dialize 1800 paciente; pyetja eshte, cfare ndodh te ne me ata te semure qe perbejne diferencen…?!
Se treti trapiant nuk do te thote vetem ai i veshkave, sot ky eshte nje procedure mjekimi rutine, me nje game te gjere organesh, indesh a celulash, qe nga ai i palces e deri te organet a pjese te tyre, si nje procedure shpetimtare.
Se katerti edhe ne keto raste te pakta ne kemi ngelur vetem te donatoret familjare, pa bere asnje perpjekje te zgjerohemi drejt transplanteve nga kadavrat, si domosdoshmeri zhvillimi.
Detyra e Ministrise nuk eshte te festoje nje rast sporadik, por te ngreje sistemin kombetar te transplanteve, te krijoje premisat per zgjerimin e tij drejt organeve nga kadavrat, te krijoje Banken Kombetare te Organeve e Celulave, te investoje per nje game te gjere te tij sipas organeve a indeve, per laboratoret e domosdoshem, ta zhvilloje si sektor pluri dimensional e si shkence, tashme kaq e perhapur dhe jetike per shume e shume paciente, hapa qe po behen edhe ne Maqedonine e Veriut fqinje.
Transplantet jane nje nga prapambetjet me te thella te shendetesise sone ne nen nivelin edhe te Afrikes Qendrore.

Modifikuar më E mërkurë, 18 December 2019 09:47
Login to post comments