'Vazhdon Partia e Punës, t’na e sjellë n’majë t’hunës’, pankarta nga protesta e gazetarëve

E mërkurë, 18 December 2019 10:43

Gazetarët shqiptarë siç e kanë paralajmëruar prej ditësh po protestojnë sot kundra paketës ‘Anti shpifje’ para godinës së Parlamentit ku pritet dhe të hidhet në votim për t’u miratuar.

I gjithë komuniteti i medias njëzëri kërkojnë hedhjen poshtë të 2 projektligjeve të cilat i japin fuqi të plotë AMA-s për të vëzhguar, kontrolluar dhe penalizuar mediat, sidomos ato online të cilat do të jenë dhe më të prekurat nga paketa e formuluar prej qeverisë shqiptare.

Me pankarta pikante dhe thirrje qeverisë për tu tërhequr gazetarët janë ‘instaluar’ në sheshin para Parlamentit në pritje të ligjvënësve dhe fjalës së tyre të fundit.

 

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 
Login to post comments