Protesta e medias/ Gazetari Koka tregon për të korruptuarit që bënë ‘paketën antishpifje’

E mërkurë, 18 December 2019 10:47

Protesta e gazetarëve përpara parlamentit tashmë ka filluar. Analistë, përfaqësues të shoqërisë civilem aktivistë i janë bashkuar protestës.

Gazetari Bledian Koka u shpreh se paketa antishpifje është iniciativa më banale dhe se ky është momenti që të gjithë duhet të flasin.

Sipas Kokës ndërkombëtarët nuk janë ndërgjegjësuar aq sa duhet për rrezikshmërinë që paraqet miratimi i kësaj pakete.

“Është hera e parë që marr në protestë është sfidë që po na bën qeveria e cila paralajmëron kohë jo të mira për median. Nëse nuk flasim sot nuk do të ketë një kohë tjetër për të folur. Ky është një mesazh që ne i cojmë jo vetëm parlamentarëve tanë por edh e komunitetit ndërkombëtar që për mendimin tim nuk është ndërgjegjësuar aq sa duhet, ne i kushtojmë shumë vëmendje  ndërkombëtarëve. Parlamenti ynë dihet çfarë brumi ka brenda, është e pamundur që ne të shpresojmë që nga ai parlament të dalë diçka e mirë, është banale situata".
 

Ne sot mund të kemi të njëjtët deputetë të cilët i ftuam të na thonë se pse po na e mbyllin gojën, janë të njëjtët njerëz që dje betoheshin se ligji është i mirë dhe mbron të drejtat e njeriut. Dëgjova Vasilika Hysin dje që thoshte se ligji mbron qytetarët. Vasilika Hysi, Edi Rama, Musa Ulqini, Fidel Ylli, këta njerëz që kanë votuar PPP, check up-ët dhe aferat më korruptive që e kanë vjedhur këtë vend, sot na betohen që po bëjnë ligj për mediat. Qytetarëve duhet t’ja u shpjegojmë se këto janë pjesë e propagandës së tyre”, tha Koka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...