Ligji i censurës/ Meta: Veprimet e mia transparente, do mbroj Kushtetutën

E mërkurë, 18 December 2019 12:39

Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e sotme në lidhje me ligjin e censurës që Edi Rama kërkon të miratojë në parlament.

Presidenti Meta shpreson që të mos bëhen veprime të nxituara, ndërsa thekson se do të mbrojë Kushtetutën.

Prononcimi i Presidentit Meta për televizionin ‘ORA News’

 Pyetje: Zoti President, sot në Parlament po diskutohet ligji i ashtuquajtur ‘anti-shpifje’. Ndërkohë gazetarët po kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga ana juaj. Si do të veproni?
 

Presidenti Meta: Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë. 

Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani?

Presidenti Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës.

Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar t’i preket Kushtetuta në kohë të ndryshme, duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë.

Login to post comments