Diversioni: Rama mbrohet pas OSBE-së dhe kritikon KE-në

E mërkurë, 18 December 2019 12:42

Kryeministri Edi Rama e përdori atë diversion që u shfaq mbrëmë tek organizatat ndërkombëtare edhe në fjalimin që mbajti në Kuvend, ku foli me tone të ashpra kundër medias dhe gazetarëve.

Mbrëmjen e shkuar, Përfaqësuesi i OSBE për Median, Harlem Desir la të kuptohet se mund të mbështesë qeverinë shqiptare për këtë nismë, pavarësisht se pikat më të kritikuara nga gazetarët, nuk ishin hequr nga projektligjet.

Qëndrimi i Desir, i cili gjeti raportim të gjerë në median pranë qeverisë, e cila në një masë jo të vogël, e humbi mundësinë për të raportuar mbi deklaratën e Komisionit Europian, ku qeveria e kryeministrit Edi Rama këshillohet në mënyrë eksplicite të kufizojë rregullimin vetëm te media audiovizive si dhe të punojë me zyrën e Komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, znj. Dunja Mijatoviç.

Mijatoviç është një eksperte e medias dhe në deklaratën e parë të saj mbi këtë çështje, kërkoi që “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik”, pra që të mos rregullohet nga qeveria.

Por pikërisht duke parë se KE dhe KiE janë kundër nismave të qeverisë, Rama u mbrojt pas OSBE-së, duke thënë se projektligjet plotësojnë standardet ndërkombëtare. Sa i përket KE dhe KiE, ai tha se ato nuk kanë lexuar nismat dhe janë mashtruar nga organizatat e mediave në Shqipëri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...