Dosja ‘Xhafaj’, Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg, dënim edhe për të tjerët

E mërkurë, 18 December 2019 15:51

Gjyqtari Artan Gjermeni ka shpallur fajton ish-deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg. Sipas gjykatës, Salianji akuzohet për kallëzim të rremë.

Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 100 orë punë në interes publik. Albert Veliu është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg dhe Fredi Alizoti, 2 vite burg.

Vendimi i gjykatës:

Ervin Salianji, kallzim i rreme i kryer ne bashkepunim,  1 vite burgim,

Fredi Alizoti, kallzim i rreme i kryer ne bashkepunim, 2 vite burgim

Jetmir Olldashi, kallzim i rreme i kryer ne bashkepunim, 6 muaj burgim, zevendesohet me 100 ore pune ne i teres publik, te mbaje kontakte me zyren e sherbimit te provës.

Albert Veliu, kalim i paligjshem i kufirit 10 muaj burgim dhe kallezim i rreme ne bashkepunim 2 vjet e 10 muaj burgim, ne total 3 vjet e  5 muaj burgim

Login to post comments