Ambasadori austriak në vendin tonë Christian Steiner i pyetur nga mediat për projekt-ligjin e censurës së medias nga qeveria ka deklaruar kundër kalimit të tij në Kuvend, nga mazhoranca socialiste.
Ai u shpreh se liria e medias është themelore dhe duhet respektuar.
“Unë personalisht mendoj se liria e shtypit është një element shumë i rëndësishëm i Kushtetutës së vendit dhe mendoj se e gjitha është një proces. Liria e shtypit është një e drejtë themelore.” -është shprehur shkurtimisht ambasadori austriak.
Ndërsa mbështeti dhe qëndrimin e komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic, e cila u shprehet thellësisht e shqetësuar dhe kërkon ndërhyrje urgjente për përmirësimin e saj, pasi disa nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve.