Reforma prodhoi vetëm Gjermenë dhe Dvoranë

E mërkurë, 18 December 2019 18:59

Në shkurt të vitit 2017 Heretage Foudantion do të organizonte në Uashington DS një konferencë lidhur me rolin e Soros dhe fondacioneve të tij kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni duke theksuar në këtë konferencë se ky njeri propagandonte vlerat antiamerikane. Po në këtë konferencë do të dilnin hapur të sakta në fjalimet e pjesëmarrësve shifrat me të cilat financoheshin OJQ e Xhorxh Soros në këto dy vende nëpërmjet USAID. Shqetësim përbënte Shqipëria dhe Maqedonia kur shifrat ishin mbi 10 milionë USD që merreshin nga taksapaguesit amerikanë.  Për këtë fondacioni i cili është pranë administratave dhe presidentëve amerikanë; konservatorë, republikanë, përbente shqetësim fakti që paratë e taksapaguesve amerikanë nëpërmjet fondacioneve të Soros shkonin për të mbështetur qeveri të majta siç ishte rasti i Shqipërisë, por mbi të gjitha shqetësim përbente fakti i axhendës së Soros dhe Fondacionit të tij që shkonte në kundërshtim me vlerat amerikane. 

Jo të pakta janë rastet kur nga Judical Watch ka përmendur me fakte dhe shifra përfshirjen e fondacionit për një Shoqëri të Hapur të Xhorxh Soros në Shqipëri drejtpërsëdrejti në reformën në drejtësi dhe fondet që përfitonte ky fondacion nga USAID për këtë çështje.
Qëndrimin tonë e kemi shprehur që reforma duhej, por kurrsesi një reformë e cila shërben si një pecetë me të cilën rilindja fshin hundët me kokainë. Po të kemi parasysh denoncimin e sotëm të Presidentit të Republikës për rastin Dvorani dhe ngjarjen e rëndë të dënimit me burg të një deputeti të opozitës nga një gjyqtar i cili jo vetëm nuk ka kaluar vetingun por është i akuzuar drejtpërsëdrejti dhe ka bashkëpunuar me bandën e Lushnjës në kohën kur ka qenë kryetar Gjykate ne atë qytet. PS, më pas e ka marre në gjirin e vet dhe e kandidon për kryetar bashkie. Mjafton rasti i Artan Gjermenit dhe i Ardian Dvoranit një njeri i cili rri në detyrë me urdhrin e vet dhe që marr 6 vjet pagë pa gazuar në asnjë ligj për të kuptuar reformën e sorosoidëve.  Ajo ishte e dështuar dhe e shëmtuar që kur nisi. Çfarë pune ka një fondacion privat me reformën në drejtësi të një shteti të pavarur. Në një vend ku pretendohet se po ndërtohet shteti, çfarë pune ka ekzekutivi me sistemin e drejtësisë.
Kishte punë, sepse nëpërmjet një pseudovetingu selektiv duhet të zhdukeshin nga sistemi bashkë me të korruptuarit edhe njerëz të përkushtuar por që mendimet e tyre nuk përputheshin me sektin e Rilindjes.
Duhej të zgjidhej Arta Marku me 69 vota.
Duhej të bëhej pseudovetingu nga militantë të Rilindjes nga kunetër e baxhanakë që Dvoranin të mos justifikonte 100 milionë.
Duhej të lihej vendi pa gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë
Duhej të mbështetshin në sistem specie, si Artan Gjermeni që kur partia ti thërriste nën armë të sulmonin opozitën në format më të shëmtuara.
Kjo është reformat e sorosoidëve dhe e Ramës. Ajo prodhoi vetëm Gjermenë dhe Dvoranë. Redaksionale

Modifikuar më E Enjte, 19 December 2019 09:37
Login to post comments