Përfaqësuesi i OSBE-së për mediat, Harlem Desir, mbrëmjen e djeshme mbështeti ligjin e censurës të përgatitur nga qeveria e Edi Ramës.
Por Desir duket se mendon ndryshe për Maqedoninë.
Me një postim në Twitter sot OSBE bën thirrje për vetërregullim të medias në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri bie dakord me paketën e propozuar nga qeveria Rama.
‘Unë e mirëpres nismën e re të shpallur sot nga Këshilli i Etikës së Mediave @semm_mk Shoqata e Gazetarëve (AJM) @znmsobranie & Dhoma Ekonomike e #MaqedonisësëVeriut për të forcuar vetë-rregullimin e mediave dhe respektimin e kodit të etikës së gazetarëve’, shkruan Harlem Desir Twitter.
© SYRI.net