Censura ndaj mediave/ Mandati i Desir është në dorën e ... Ramës

E Enjte, 19 December 2019 13:20

Tashmë dihet se për të kaluar nismën e tij anti-shpifje, kryeministrin Edi Rama e ndihmoi Përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE, Harlem Desir. Ishte ky i fundit që dha miratimin për paketën, ndërkohë që Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian ishin kundër.

Njeriu që ndihmoi në vendosjen e censurës në Shqipëri është vetë një personazh kontrovers. Kur komunikoi për nismat ligjore, ai e bëri këtë nga llogaria personale në rrjetet sociale, ndërsa zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë të OSBE për këtë çështje.

Francezi ka qenë ish-sekretar i parë i Partisë Socialiste franceze. Kur kjo parti po njihte ditët më të zeza, ai arriti të sigurojë një nga postet më të mira në OSBE. Më të mira sidomos sa i përket pagesës. Gazeta ‘L’Opinion’ në Francë shkruan se ai merr plot 122.195 euro në vit, të pataksuar. Me fjalë të tjera, një pagë e ngjashme me atë të nënsekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

 Por nëse mendoni se paga e tij nuk do dalë nga xhepat e shqiptarëve, gaboheni. OSBE është një institucion që i merr fondet nga të gjithë vendet anëtare, dmth edhe nga Shqipëria. 
 Harlem po ashtu ka miqtë e tij në Tiranë dhe e ka vizituar disa herë kur ishte Sekretar për Çështjet Europiane.

Teksa për Maqedoninë e Veriut, Desir ofron vetërregullim të medias dhe i përshëndet këto nisma, ai në Shqipëri përkrahu një projektligj që ka tronditur të huajt dhe vendas.

Por historia nuk ndalet këtu. Miku i Ramës, Harlem Desir, është dënuar më 17 dhjetor 1998 me 18 muaj burgim dhe 30,000 franga gjobë për fshehje të abuzimit me pronën shoqërore.

Harlem Desir u zgjodh Përfaqësues i Lirisë së Medias i OSBE-së, në korrik 2017, duke zëvendësuar në atë detyrë boshnjaken Dunja Mijatoviç, e cila në pozicionin e Komisioneres së Këshillit të Europës për Të Drejtat e Njeriut, ka shprehur shqetësim të madh mbi paketën kontraverse të Edi Ramës për median.

Ndryshimi radikal në qëndrimet e Harlem Desir duket se ka lidhje me mandatin e tij si Përfaqësues i Lirisë së Medias në OSBE, i cili, në një farë mënyrë, është në dorë të Edi Ramës, shkruan agjencia BoldNews.

Mandati i Përfaqësuesit të Lirisë së Medias në OSBE, që po mbahet aktualisht nga Harlem Desir, është 3-vjeçar.

Në vendimin nr.193, datë 5 nëntor 1997 “Për mandatin e Përfaqësuesit të Lirisë së Medias së OSBE-së”, institucioni ka parashikuar mënyrën e zgjedhjes dhe mandatin e personit që do të ushtrojë këtë funksion. Në pikën 12 të këtij vendimi thuhet shprehimisht se: “Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias zgjidhet nga Këshilli Ministerial, në bazë të rekomandimit të Drejtuesit të Radhës të OSBE-së, pas konsultimin me shtetet anëtare”.

Mandati 3-vjeçar i Harlem Desir përfundon në korrik 2020, në një kohë që Shqipëria ka prezencën e radhës së OSBE-së (janar-korrik 2020).

Pra, bazuar në Vendimin e vitit 1997, Përfaqësuesi i ri i OSBE-së për Lirinë së Medias do të jetë një rekomandim i vendit që ka presidencën e radhës, pikërisht qeverisë shqiptare të Edi Ramës.

Do të ishte një fatkeqësi e madhe për demokracinë në Shqipëri, nëse paketa e censurës së medias mbështetet nga përfaqësuesi i OSBE-së, i cili duket se është duke lobuar për një mandat të ri në zyrën qendrore të institucionit ndërkombëtar.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...