Gazetari: Rama kryetar i regjimit të parë në Ballkan, pas Millosheviçit

E Enjte, 19 December 2019 23:02

Në një lidhje direkte për emisionin "360 Gradë", në Ora News, gazetari Ylli Rakipi u shpreh se tërmeti i 26 nëntorit tregoi se shteti është nuk ekzistonte.

Sipas Rakipit, të gjitha ato që thotë kryeministri Rama janë për të justifikuar regjimin e tij.

Sipas tij, pas Sllobodan Millosheviçit në Serbi, Rama është kryetari i parë i një regjimi të tillë në Ballkan.

 

"Është një provë e mirë që ne kaluam me kaq. Është një prove e mirë që tregon që specialistët që kemi ne, konstruktorët që kemi ne, por edhe ndërtuesit në këtë rast, ata që kanë ndërtuar Shqipërinë duket sikur kanë bërë gabime të mëdha sepse mund të ndodhte më keq me atë çka ishte. Por në këtë pikëpamje nuk duhet të diskutojmë ndërtimet që ka bërë Rama, Dako apo emra të tjerë. Problemi është gjetkë. Ne jemi totalisht të papërgatitur, nuk ekziston shteti, nuk është shteti për zgjidhur këtë katastrofë të madhe, për t'i dalë përballë kësaj katastrofe. Ne pamë si punonjësit shqiptarë lëviznin me duar dhe thonj tullat për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Pamë sesi shteti shqiptar nuk ekzistonte. Pamë sesi të huajt erdhën për të na shpëtuar ne, kur ne nuk ishim aty. Kjo është drama. Pastaj pjesa tjetër e shton Edi Rama. Qenka plagosur një njeri se ra ambulanca...etj. Këto janë justifikime që Rama të bëjë si njeriu i plotë i regjimit në Ballkan. Edi Rama ka fatin të jetë kryetari i një regjimi të parë në Ballkan në kohët e reja, nga 90 e këtëj, pas Milloshevicit. Ai do të gjëjë justifikime të këtij lloji për të argumentuar regjimin që ai e ka instaluar përfundimisht", u shpreh Rakipi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...