Pasi Kosova ka konfirmuar tashmë refuzimin për të marrë pjesë në samitin e mini-Shengenit këtë fundjavë, pjesëmarrja e Malit të Zi dhe Bosnjës mbetet akoma e diskutueshme.
Sipas mediave serbe, ka mundësi pjesëmarrja e presidentit malazez Gjukanoviç, por nuk ka konfirmim zyrtar nga stafi i tij.
Presidenti i Kosovës, pasi refuzoi ftesën, theksoi gjithashtu se Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit të Kosovës.
Por deri tani edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës është e diskutueshme.
Media serbe Danas raportoi se ekziston mundësia që Vuçiçit, Zaevit dhe Ramës t’i bashkohet në takim edhe presidenti malazez Milo Djukanovic, duke cituar informacione jozyrtare.
Përsa i përket Bosnje Hercegovinës, një zyrtar në Sarajevë i tha gazetës së “ende nuk ka informacion nëse dikush do të marrë pjesë”.
Deri ditën e sotme, pjesëmarrësit e konfirmuar janë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.
Takimi i tretë i mini-Shengenit ballkanik pas atij të Novi Sadit dhe Ohrit, ishte parashikuar të mbahej në Durrës, por planet ndryshuar pas tërmetit të 26 nëntorit.