Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp ndaj sulmit me tritol që iu bë ditën e sotme prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi, duke cilësuar se akte të tillë mafioze kërkojnë angazhimin e menjëhetrshëm të organeve ligjzbatuese.
‘Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Partia Demokratike është thellësisht e shqetësuar për sulmin mafioz ndaj prokurorit të Vlorës z. Albert Kuliçi, akt i kryer për shkak të detyrës së tij.
Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimim e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë.
Lufta ndaj krimit të organizuar, dhe veçanërisht promovimit dhe mbështetjes politike ndaj tyre, është prioritet kombëtar.
Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për trupën e prokurorëve dhe për familjet e tyre. Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësisht mbështetjes që segmete të politikës i japin shpesh kriminelëve, duke i veshur me pushtet.
Injkurajojmë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, që pavarësisht vështirësisë, të vijojnë betejën pa kompromis ndaj krimit. Ata nuk janë vetëm në këtë betejë, por kanë përkrah shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që luftën ndaj krimit të organizuar e konsiderojnë si mundësi për ti dhënë vendit të ardhmen europiane.’-thuhet në deklarate