E turpshme! Kjo është më e pakta që mund të thuhet për atë çfarë ndodhi paraditen e sotme gjatë protestës së shoqërisë civile në Tiranë kundër “Mini-Schengenit Ballkanik”.
Një punonjës i Policisë së Shtetit që shkel dhe përdhos në ditën me diell simbolet kombëtare. Fjala është për banerin kryesor të protestës së sotme, e cila mbarte mbi edhe flamurin kombëtar.
Por ky fakt nuk e ka ndalur policin ta shkelë atë si të ishte diçka e rëndomtë. Simbolet tona kombëtare janë të shenjta, por siç duket për policët e Ramës nuk kanë asnjë vlerë...Teksa poston këtë video, ish-kryeministri Sali Berisha i quan ata policë si narkobanditë.
"Narkobanditet me uniforme te Esad Toptanit te Ri shkelmojne flamurin e kombit shqiptar. Turp! sb" shkruan Berisha.