Mesila Doda: Kosova të shpallë non grata Edi Ramën

Saturday, 21 December 2019 20:59

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, ish-deputetja Mesila Doda e cilëson të papranueshëm sulmin që Edi Rama u ka bërë sot liderëve politikë të shtetit të Kosovës.

Në një reagim në Facebook ajo kërkon nga Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti që ta shpallin Edi Ramën person non grata në Kosovë.

“Nëse sot do të isha në vend të Ramush Haradinajt, Albin Kurtit, Hashim Thaçit, sot Edvin Kristaq Rama duhet të shpallej non-grata në Republikën e Kosovës.”,- shkruan Mesila Doda.

Login to post comments