Petrit Vasili: Rama si kryeministër i Republikës së shtatë të Jugosllavisë kundër njohjës së Kosovës!!

Saturday, 21 December 2019 19:10

Nga Petrit Vasili*

I dërguari special i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, per Minishengenin theksoi se:

 

” Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës ”.

Ky qendrim amerikan eshte shume i qarte, eshte pro Kosoves dhe asgjesues per perpjekjen e Serbise per te mos e njohur Kosoven dhe per ta konsideruar me kembengulje dhe agresivisht si pjese te saj.

Asnje tavoline e metejshme Minishengeni nuk mund te zhvillohej pa zgjidhur kete problem kritik, qe lidhej me integritetin dhe sinqeritetin e tavolines.

Vazhdimi i tavolinave te Minishengenit pa Kosoven dhe patetizmi demonizues,ironik dhe tradhetar i Rames kunder saj s’jane as me shume dhe as me pak se sa shitja pa hezitim i Kosoves tek Serbia.

Çdo shqiptar pa asnje perjashtim po te pyetej, do te thoshte se tavolina pa Kosoven nuk mund te mbahej kurrsesi.

Rama u vendos teresisht kunder Kosoves duke pranuar te ulej dhe rreshtohej ne tavoline me ish Republikat Jugosllave pa Kosoven dhe kunder Kosoves.

Serbia qe kerkon,udheheq dhe imponon Minishengenin pa e njohur Kosoven, e ben kete per ta nxjerre nga axhendat njohjen e Kosoves si dhe per ta relativizuar, minimizuar dhe izoluar kete kauze, per te cilen jane bere sakrifica te panumerta dhe eshte derdhur gjak.

Venia totalisht e Rames ne dispozicion te ketij qellimi shume te qarte te Serbise kunder Kosoves, duke ju kundervene edhe SHBA, eshte nje tradheti shume shume e rende.

Minishengeni nuk zgjidh asnje problem per shqiptaret as ne Shqiperi dhe as ne Kosove.

Minishengeni zgjidh vetem problemin e Serbise per te mosnjohur asnje here Kosoven dhe per ta penguar ate kudo dhe me ç’te mundet.Ky eshte nje skenar i qarte.

Ne se per pjestaret e tjere ish jugosllave te tavolines se Minishengenit ky nuk eshte fare problem per shqiptaret ne Shqiperi dhe Kosove njohja e Kosoves eshte dhe mbetet nje Kauze e shenjte.

I vetmi problem kritik ne hapesiren ballkanike eshte qendrimi armiqesor dhe destruktiv i Serbise lidhur me mos njohjen e Kosoves.

Ky qendrim konfliktnxites eshte nje nga momentet me te nxehta zgjidhja e te cilit nuk pret dhe kerkon pergjigjen e e shpejte dhe te vetme,qe eshte: njohja pa kushte e Kosoves nga Serbia.

Krijimi prej dyshes Rama- Vuçiç i nje fokusi fiktiv dhe artificial si fictioni i Minishengenit ka vetem nje qellim shtyrjen ne nje qoshe dhe ç’perqendrimin e vemendjes per zgjidhjen e çeshtjes kardinale te njohjes se Kosoves nga Serbia.

Rama me bindje te plote ka zgjedhur anen renegate anti Kosove te tavolines se Minishengenit.

Rama perfundimisht po sillet si kryeministri i nje Republike te shtate te Jugosllavise dhe aspak si perfaqesues i Shqiperise, qe eshte vellai i madh i pazevendesueshem per Kosoven.

*Nënkryetar i LSI

Modifikuar më Saturday, 21 December 2019 19:10
Login to post comments