‘Një pacient psikiatrie hodhi vrer mbi Kosovën’/ Ish-deputeti shpërthen ndaj Ramës

Saturday, 21 December 2019 20:56

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, e ka krahasuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama me atë të një sëmuri psikik, ndërsa hidhte vrer mbi Kosovën gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në kuadër të ‘mini-shengenit’ Ballkanik që u zhvillua në Tiranë.

Në reagimin e tij në Facebook, Spahia shkruan se asnjëherë më parë që prej kohës së PKSH-së dhe komunistëve serbë, Shqipëria nuk ka qenë më pranë Serbisë dhe më larg Kosovës se sa sot.

Sipas tij çdo bisedim mes shqipërisë dhe Serbisë pa prezencën e Kosovës është antishqiptare.

Postimi i Bardhit:

Kryeministri antishqiptar dhe ilegjitim edhe sot u soll ne dukje si nje pacient psikiatrie por ne thelb si nje antishqiptar ndaj Kosoves. Volli vrer te pakontrolluar ndaj kryeministrit Haradinaj qe atdhedashurine per Kosoven e per krejt shqiptarine e tregoi edhe me pushke dhe me sakrifica te medha edhe brenda familjes se vet. Ky i pacipe qe arritje ka vetem zbrazjen e vendit te vet apo taksimin e vellaut qe shkon e vjen tek vellau, ka guximin te shese mend se eshte ai qe paska bindur Vucicin per te pranuar levizjen e lire. Nje gje eshte e sigurte, asnjehere me pare qe nga koha e krijimit te partise komuniste shqiptare qeveria e Shqiperise nuk ka qene me afer Serbise dhe me larg Kosoves. Cdo bisedim midis Shqiperise dhe Serbise pa prezencen e Kosoves eshte antishqiptar, dashakeq dhe tradheti ndaj Kosoves. Antishqiptari Edvin Rama duhet izoluar, sa me pare aq me mire!

Login to post comments