E kishim harruar këtë Kalaverën

Saturday, 21 December 2019 22:15

Kishim harruar se si ngjajnë burokratë që marrin një rrogë dhe nuk kujdesen, minimalisht të informohen lidhur me detyrëne  tyre. Tëq thuash që SPAK është sukses kur kryetari ka tre ditë që është provuar që ka qenë hetues i komunizmit, minimalisht është e turpshme, maksimalisht është të duash statuskuonë e një reforme të deformuar. Edhe të katandisur në një shërbesë ndaj sektit të rilindjes.

Shqiptarët e njohin mirë Krajën, kryetarin e SPAK, njohin rracën e tij që i përndiqte pse donin jetën që bën sot Kalavera, Soreca, Mogherini apo Borchardt.

Minimalishtinformohu zonjë para se të japësh deklarata të turpshme që fyejnë vuajtjet dhe viktimat e popullit shqiptar në 50 vite diktaturë. Kjo reformë mund të shitet ca kohë si sukses për të justifikuar të gjithë ju që përshëndesni punën tuaj dhe financat.

Po një shtet serioz dhe një qeveri serioze do ta zhbëjë atë mekanizëm që keni aktivizuar ju për të forcuar vetëm sektin e rrezikshëm të rilindjes.

Sa për atë vettingun tuaj, mjafton emri i Ardian Dvoranit dhe të thuash i dështuar është pak. Ai vetting që bëtë është mekanizëm për të ringjallur njerëzit e diktaturës e trashëgiminë e saj.

Ja ku e keni edhe dokumentin që të informoheni zonja Kalavera:

80560945_10220965038626892_1861256972876120064_o.jpg

Modifikuar më Diel, 22 December 2019 12:21
Login to post comments