Miliarderët e Rilindjes dhe pensionistët me gjysmagjel

Tuesday, 24 December 2019 13:38

“Një lajm i mirë për pensionistët, të cilët do të gëzohen edhe këtë vit me shpërblimin e fundvitit”, e ka cilësuar ministria e rilindjes Anila Denaj, lajmin se pensionistët këtë vit ata do të marrin nga 3 mijë lekë të reja, shpërblim. Sipas ministres së Financave, “mbajtën premtimin për këtë kategori. Shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë të reja pensionistë dhe të gjitha kategoritë që përfitojnë ndihmë. Janë 663 mijë pensionist që përfitojnë”.  Po sa janë realisht 3000 lekë për një pensionist?! As ilaçet nuk marrin me to, as shportën jetike për vitin e ri nuk e mbushin dot, sepse ushqimet, frutat, perimet, gjeli i detit, mishrat janë rritur. T’i japësh një pensionisti 3000 lekë është tallje. Qeveria e miliarderëve, e koncesioneve, PPP-rave, e Rilindjes së pangopur, justifikohet me tërmetin, kur 2000 i munguar nuk i bën punë as  një familjeje të dëmtuar. Standardet e kësaj qeverie këto janë. Pagat për nëpunësat, drejtorët, ministrat, përveç shërbimeve dhe parave të pista që vijën nga rrugë të tjera, janë në rritje, ndërsa për masën e popullit, sa më të ulëta, sa për të mbajtur frymën. Prej vitesh kjo kategori është më e diskriminuar, por fatkeqësisht, pjesa dërrmuese e saj, edhe më besnikja e kësaj qeverie që është gati t’ia falë edhe ato 3000 lekë vetëm që Rama të rrijë përsëri në pushtet.

Shpërblimi i qeverisë Rama për festat e fundvitit me 3000 lekë është qesharak, sa çmimi i një gjysmagjeli, veçse një gjë është e sigurtë që të gjithë miliarderët e sektit të rilindjes kanë prenotuar hotelet e resortet më të mira, si brenda e jashtë vendit për të kaluar festat familjarisht e si fis, paçka se shqiptarët nuk kanë bukë, flenë jashtë e në çadra./55news.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...