“Pingpongu i gënjeshtrave Rama –Vuçiç”- Andi Bushati: Kush është europiania kryesore që ka mbështetur nismën e “Mini-Shengenit”

Tuesday, 24 December 2019 15:11

Nga Andi Bushati

Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zv/ kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet shumë zhurmë në Tiranë lidhur me faktin se ideja e mini Shengenit përkrahet nga BE. A mund të na thoni ju që jeni i përfshirë në këtë proces, se nga kush mbështetet konkretisht”?

Nevoja për të sqaruar këtë pikë më vinte për disa arsye.

E para se kështu u spekulua për një kohë të gjatë edhe për marrëveshjen e ndarjes së Kosovës, sikur gjoja pas saj qëndronin amerikanët.

E dyta sepse shumëkush e ka etiketuar mini Shengenin si një karshillëk ndaj dështimit për të përparuar drejt BE.

Dhe e treta sepse Edi Rama është angazhuar në një propagandë të shfrenuar për mbrojtjen e idesë që po çon përpara sëbashku me Vuçiçin, duke e paraqitur atë si një plan të dakordësuar me SHBA dhe BE.

Përgjigjja që mora ishte shumë më befasuese se sa e prisja. Me një seriozitet solemn, zoti Osmani u përgjigj: “Po gjithçka është dakordësuar në Bruksel, nga Këshilli i Koordinimit të Majlinda Bregut”.

Pra sipas tij, europiania kryesore që e paska mbështetur këtë nismë, paskësh qenë ish-deputetja disidente e PD që qeveria shqiptare e mbështeti për të marrë postin që mban.

Më shumë sesa kjo përgjigje do të kuptoja nga intervista që presidenti serb Aleksandër Vuçiç, jepte të hënën në të njëjtën kohë në televizionin “o2”. Përgjigjet e tij qenë pa ekuivoke. Ai e ngritne në qiell Ramën se nuk po sillej si liderët kosovarë dhe përgëzonte vullnetin e kryeministrit tonë për të çuar me guxim përpara një ide që nuk kishte një përkrahje entuziaste nga kryeqytet europiane. Dhe si për të përforcuar këtë ngurim të Europës, Vuçiç shtonte: “Shumëkush në Europë nuk dëshëron që ballkanasit të vendosin për fatin e tyre”.

Pra dilema është e qartë: Kush gënjen Vuçiç që thotë se Europa nuk do që ai me Ramën të vendosin vetë, apo kryeministri shqiptar që pretendon se mini Shengeni ka përkrahjen e plotë të Brukselit (shpresojmë mos i referohet thjeshtë Majlinda Bregut)?

Natyrisht, si “shqiptarë të mire”, ne nuk kemi pse i marrim për 100% të vërteta thëniet e presidentit serb (ndonëse ai na foli më hapur edhe kur na tha troç se ideja e ndarjes së Kosovës ishte e tija).

Ne jemi në të drejtën tonë të besojmë se mund të jetë ai dhe jo Rama duke gënjyer këtë herë. Atij mund t’i volisë që për interesa të brendshme, për ti folur elektoratit të vet anti perendimor, të lërë të kuptohet se mini Shengenin e ka nisur si një inisiativë anti europiane.

Por, në këtë rast pak rëndësi ka se kush gënjen. Me interes është një pyetje tjetër: A mund të merret seriozisht një proces përafrimi ku Rama i flet krejt ndryshe shqiptarëve dhe Vuçiç u prezanton komplet të kundërtën serbëve? A mund të ndërtohet besimi tek dy liderë, që deri dje pikturonin një rajon më të mirë, duke përforcuar kufijtë etnikë dhe duke ngritur mure, ndërsa sot predikojnë merkullinë duke rrëzuar kufijtë dhe muret?

Natyrisht, besimi tek këta dy autokratë është zero dhe të gjithë e kanë kuptuar se janë të gatshëm të luajnë çdo lojë, boll që të ruajnë me ndihmën e njëri- tjetrit, skeptrin e liderit të madh që vendos për Ballkanin. Dhe pikërisht se procedojnë në këtë mënyrë ata shkatërrojnë kredibilitetin e çdo nisme që ndërmarrin, madje dhe të atyre që besojnë tek katër kolonat e lëvizjes së lirë, por nuk janë dakord me mënyrën banale se si po iu shitet ajo./ LAPSI.al

Modifikuar më Tuesday, 24 December 2019 15:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...