Basha në Laç uron Krishtlindjen nga Kisha e Shën Mhillit

E mërkurë, 25 December 2019 14:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi të urojë besimtarët katolikë për Krishtlindje nga kisha e Shën Mhillit në Laç dhe ajo e Shna Ndout, një vend i shenjtë për çdo shqiptar. Kisha 100 vjecare e Shën Mhillit,  ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit hapi dyert dhe u bë strehë për banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

“Unë kam besim tek forca e njerëzve që besojnë në Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër. “- theksoi kreu i opozitës, duke theksuar se kishte zgjedhur këtë kishë, në shenjë mirënjohjeje për strehimin dhe ndihmat që ajo dha për banorët me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

 
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kishën e Shën Mëhillit e zgjodha si një nga kishat e goditura nga tërmeti për të dhënë një mesazh shprese, besimi dhe për t’u lutur për të gjithë njerëzit e goditur nga tërmeti, të gjithë njerëzit në nevojë, për të falenderuar shërbëtorët e Zotit,  të kësaj kishe dhe të të gjithë kishave të vendit, që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë, për t’i falenderuar nga zemra dhe për t’u uruar të gjithë besimtarëve katolikë e të krishterë, gëzuar për shumë vjet, dhe mot më mirë.” – ishte urimi i zotit Basha nga Kisha e Shën Mhillit.

 

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...