Pse nuk shkoi në meshë Rama, por bëri gallatë me '5-minutëshin'?

E mërkurë, 25 December 2019 15:08

Me rastin e Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama shkoi te një familje të prekur nga tërmeti në Kurbin dhe drekoi në oborr, teksa në sfond dukeshin çadrat.

Familjarët po konsumonin ushqimin në oborr në mes të të ftohtit, kurse Edi Rama u tregoi në një program 3D se si do bëhen shtëpitë e tyre me ndihmën e turqve.

Më pas bëri një batutë me një banor, që tha se nuk i pyesin gratë.

“Pyesni gratë kur ju sos durimi se ato e dinë më mirë, që do ta mësojnë gratë se si bëhet fëmija për 9 muaj, se ne 5 minuta e kemi kontributin aty. Këto e kanë 9 muaj,” tha Rama, duke ia humbur dinjitetin edhe kësaj dite të shenjtë.

 Por nga ana tjetër, disi më tutje, Ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale mbajti një meshë ku foli me tone të forta për tërmetin e 26 nëntorit. Sipas tij, nuk do të kishte kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nga tërmeti po të mos ishte për korrupsionin.

“Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtetë të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo Krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve”, tha ai.

Këto ishin fjalët e shenjta që duhej të dëgjonte Rama sot.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...