Kim Mehmeti: ‘Rilindja e piktorit’ po legalizon tradhtinë kombëtare!

E mërkurë, 25 December 2019 16:01

Në një bisedë për emisionin ‘Sakte’ të gazetarit Xhevdet Pozhari, publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se shqiptaria nuk po jeton vetëm tragjedinë e tërmetit, por edhe ‘rrënimet’ që asaj po i’a shkakton regjimi i ‘Rilindjes’ së piktorit.

Sipas Mehmetit, ky regjim i pashembullt, e rrënoi dhe e përçau kalanë e vëllazërisë shqiptare.

Më tragjike se çdo gjë, ka thënë Kim Mehmeti, është se në shoqëritë shqiptare thuajse u legalizua tradhtia dhe se madje ajo edhe shpërblehet e të bënë burrështetas.

‘Në Shqipëri është duke ndodhur diçka trishtuese: regjimi i ‘Rilindjes’ së Piktorit është duke e legalizuar tradhtinë kombëtare! Pra ky regjim i frikshëm, është duke e bërë tradhtinë të padënueshme, të paturpshme dhe të parrezikshme.

Dhe është duke e ngritur atë në veprimtari që shpërblehet e të bënë burrështetas. Mbase andaj Piktori është vënë në shërbim të Serbisë. Dhe Presidentin e këtij vendi e priti në Tiranë si të ishte mirëbërësi më i madh i shqiptarëve, e jo vrasës i tyre.

Dhe Piktori sa nuk kërkoi nga viktimat e Kosovës dhe nga banorët e Raçakut që t’i duartrokisnin vrasësit të tyre’, – ka pohuar shkrimtari Kim Mehmeti./24-ore.info

Login to post comments