Një muaj pas tërmetit tragjik, banorët thonë se nuk u është dhënë asnjë zgjidhje

E Enjte, 26 December 2019 10:35

Tashmë është bërë një muaj nga rënia e tërmetit që goditi vendin i cili shkaktoi një numër të konsideruar vikitmash dhe dëme të mëdha në materiale.

Abcneës.al raporton se në bazë të inspektimeve të bëra në Durrës shumë nga objektet kanë dalë jashtë përdorimit.

Ndërkohë janë shembur 61 objekte, 58 prej tyre në rrethin e Durrësit.

Durrësi është qarku që është prekur më shumë nga tërmeti. Ende qyteti nuk është në ritmet e duhura. Ajo çfarë shihet është se shumë nga banorët këto festa kanë preferuar  ti kalojnë jashtë vendit për shkak se trauma e përjetuar vazhdon të jetë e rëndë.

Në krahasim me vitet e mëparshme ku shihej një numër i lartë emigrantësh që ktheheshin në Shqipëri shumë nga qytetarët kanë preferuar të jenë larg Durrësit.

Ndërkohë pritet të kryhet inspektimi total i të gjitha objekteve dhe do të vendoset se kur do të fillohet ndërtimi.

Në lagjen 13 në Durrës banorët shprehen për gazetarin Andi Qosja se inspektorët nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje. “Askush nuk ka ardhur të thotë se çfarë duhet të bëjmë”, shprehen banorët.

Një prej banorëve ,Tomorr Duda thotë se vijnë dhe nuk japin asnjë përgjigje: “kemi mbetur si peshku pa ujë, kemi marrë dhenë me qera. Kemi shkuar në Bashki dhe asnjë përgjigje”, shprehet ai.

Gjithashtu ai thotë se një sizmiolog ka parë banesat por nuk ka dhënë përgjigje nëse është i banueshëm apo i pabanueshëm.

Një prej tyre tregon se ka ngritur shqetësimin në Bashki, kanë mbledhur edhe firma, gjithashtu i ka drejtuar një letër kryeministrit për zgjidhje të problemit. Ai thotë se presin akt ekspertimin për shkak se ka paqartësi në verifikimin e ndërtesave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...