“Ramë, kërkoi falje Kosovës dhe mbylle gojën gënjeshtare”

E Enjte, 26 December 2019 11:14

Nga Artur Zheji

Sot KM-ja nxorri në mediat e fshatit një thënie jashtë kontekstitit filozofik, të filozofit Kierkegaard, për të na mbushur mendjen se ajo që bëri me Mini Shengenin dhe qasjen e turpshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj Kosovës, është një fryt i leximeve të veta filozofike, ku fantazmat e këshillojnë të “guxojë”, që të mos humbë veten.

Se kush është Kierkegaard, nuk është vendi ta themi këtu, por ai, përveç dhimbjes së mesit, që e ka patur të përbashkët me KM-në e fshatit tonë, nuk ka asgjë tjetër

Kierkegaard, në doktrinën e tij, mendonte se “egzistenca e njeriut përbëhet nga ankthi dhe dëshpërimi që buron nga dështimet…”

Më kujtohet se në vitet ’90, qarkullonim midis nesh, një libërth të këtij filozofi, me këtë emër të vështirë dhe krejt depresiv në veprën e tij, gjëndje që na përshtatej shumë në zymtësinë e diktaturës ku jetonim asokohe.

Por ta shfletosh sot Kierkegaardin dhe t’ja japësh publikut, sepse të shkon me mjekrën e rritur dhe se kërkon të justifikosh budallallëkun që bëre me vetëdije me Vuçiçin në Tiranë, është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar kooperative që mburresh se ke lexuar Marksin, pavarësisht se nuk ke realizuar planin e korrje-shirjeve.

Të ka ecur deri tani me këto, e ndoshta të ecën më tej, o kryeministri i fshatit tonë, po më mirë te del të kërkosh falje drejt e drejtë se e ke menderosur për faqe të zezë!

Të leverdis më mirë të thuash se je i paditur, sikundër je në të vërtetë, se të shtiresh i mbiditur, që na vuan nga keqkuptimi me injorancën që të rrethon…

Kërkoi falje Kosovës dhe Prishtinës zyrtare dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare!/ 360grade.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...