Situata post tërmetit dhe kriza politike/ Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve. Ja porositë që dha

E Enjte, 26 December 2019 17:55

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet rreth situatës së post tërmetit dhe krizës politike.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha tha se në degët e prekura nga tërmeti duhet të ngrihen menjëherë grupe punë që të identifikojnë familjet e prekura.

“Duhet te jemi çdo dite afër qytetareve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre. Ne degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune qe te identifikojnë çdo familje te prekur nga tërmeti

Këto grupe pune te identifikojnë ato familje qe nuk i është ofruar asnjë ndihme, qe gjenden pa strehe ne prag te dimrit. Te evidentohen familjet qe nuk kane vlerësim për banesat e tyre, apo kane vlerësime kontradiktore, qe jetojnë ne objekte te shpallura te pabanueshme se nuk kane ku te strehohen. Rast pas rasti PD duhet te behet zëri i tyre qe te dëgjohen dhe tu vihet ne ndihme. Nuk mund te rrezikohet me jeta e qytetareve. Është kriminale qe banoret pas një muaji nga tërmeti s’kanë marre asnjë ndihme apo janë diskriminuar se nuk kane votuar me 30 qershor apo për shkak te bindjeve partiake.

Ne duhet te bëheni gati me projektin tone, alternativen organizimin për zgjedhje. Zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për ta nxjerre vendin nga kriza ku është futur dhe po thellohet çdo dite e me shume. Zgjedhjet janë po ashtu kusht dhe për avancimin e projektit europian te Shqipërisë. Ne jemi ne përfundim te programit tone ekonomik për ta nxjerre vendin nga kriza. Pas festave ne do te prezantojnë para qytetareve propozimet tona për reformën zgjedhore, dhe kërkojmë qe brenda muajit janar te miratohet reforma dhe ti hapet rruge zgjedhjeve vendore dhe te përgjithshme sa me shpejt, pasi kjo qeveria po e thellon krizën ekonomike, politike dhe shoqërore. Partia demokratike është kthyer ne shprese për çdo qytetare pavarësisht bindjeve te tyre politike pasi shohin degradim ne çdo aspekt. Ne duhet te dëgjojmë zërin e qytetareve, duhet te bëjmë konsultimin me te gjere te ndodhur deri me sot me te gjitha grupet shoqërore dhe ne çdo cep te vendit, për te vendosur reagimin qe do te kemi nëse kjo qeveria vazhdon te vjedhë, dhunoje dhe abuzoje bashke me krimin qytetaret e këtij vendi”, ka thënë Basha.

Login to post comments