‘130 mln euro për rroga dhe luks’, PD: Buxheti Tirana 2020 nuk përmirëson jetën

Premte, 27 December 2019 12:50

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se ka rritur shpenzimet për luks dhe rroga. Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, Bashkia e Tiranës në buxhetin e vitit 2020, ka parashikuar 130 milionë euro për shpenzime luksi dhe paga të një administrate të fryrë prej 7 mijë punonjësish.

Deklarata e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa: Viti 2020 nuk do të jetë për qytetarët e Tiranës një vit me shërbime më të mira, që rrisin cilësinë e jetës në kryeqytet. Përveç propagandës që e ka me shumicë, Erion  Veliaj do ta shpenzojë për paga dhe luks pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e Tiranës.

Buxheti i miratuar një ditë më parë parashikon që 130 milionë euro të shkojnë për rrogat e bashkisë së Tiranës dhe për shpenzime të tjera luksi, nga të cilat qytetarët nuk përfitojnë asgjë.

Erion Veliaj, personi që u emërua me votat e administratës së vet, e ka çuar në 7 mijë numrin e atyre që do të paguajë me taksat e banorëve të Tiranës.

Kjo fryrje që kalon çdo standard europian i shërben vetëm Erion Veliajt, pasi shërbimet për qytetarët nuk do të përmirësohen.

Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë ose do të vijë i ndotur në rubinetat tona, shkollat dhe kopshtet do te vazhdojnë të jenë të mbipopulluara, rrugët nëpër lagjet e Tiranës do të vazhdojnë të jenë gropa - gropa, sepse Erion Veliaj nuk ka prioritet zhvillimin e qytetit, por betonizimin e tij.

 Në vitin e pestë të drejtimit të Tiranës Erion Veliaj vazhdon të mburret me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës, ndërsa ai do të mbahet mend si kryebashkiaku që ka thyer edhe rekordin e Edi Ramës për lejet e ndërtimit, betonizimin e kryeqytetit dhe zhvatjen e qytetarëve.

Për vitin 2020 ka një lajm te keq për qytetarët e Tiranës. Zonat ku Erion Veliaj do të vendosë parkim me pagesë, do të zgjerohen. Kjo do të thotë që qytetarëve do t’u merren edhe më shumë para nga xhepat për të mbushur xhepin e Veliajt.

Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjtën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës. Ai nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve, por është një derë e hapur për aferat korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të një grushti klientësh të bashkisë dhe qeverisë.

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 12:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...