VIDEO/ Basha: As bandë nuk janë më, janë të pashpirt! Hiqu lekët oligarkëve

Premte, 27 December 2019 12:47

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në bashkëbisedimin që pati me banorët e fshatit Tarin të Fushë Krujës, të dëmtuar nga tërmeti, mbetur pa strehë në çadra në mes të dimrit, u tha atyre se nëse qeveria do të kishte akorduar 150 milionë dollarët e destinuara për koncensionet, problemi i të gjithë të prekurve nga tërmeti do të ishte zgjidhur. “Sillet e përdridhet, justifikime, sebepe, e vetmja gjë që nuk bën, - tha Basha, - është: Po, do t’i anulojmë!”

 “Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë, nënvizoi kreu i opozitës. -  Është korrupsion. Mos t’u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt.

Po ta kishin marrë këtë punë seriozisht,  dy gjëra i kishin bërë: E para e punës, çadrat në fillim janë të pashmangshme; mbas kësaj të merrnin masa për strehim të përkohshëm me kontenierë dhe pastaj paratë në dorë në bazë të dëmit. Kaq është dëmi, kaq janë paratë, që ju t’i ndërtoni vetë, se ndryshe nuk i dilet kësaj pune.

Kam një muaj që i them hiqi lekët e oligarkëve. Mjaftojnë ato për të zgjidhur problemin në të gjithë zonën rurale dhe në pjesën më të madhe të zonës urbane të goditur nga tërmeti. Një muaj. Një muaj. Sillet e përdridhet, justifikime, sebepe, e vetmja gjë që nuk bën është : Po, do t’i anulojmë! Kjo është gjendje e jashtëzakonshme. 150 milionë dollarë do t’i merrnin dhjetë shokët e mi, hajdutëri e pastër, asnjë vlerë nuk ka për njerëzit. Dhe po të kishte vlerë, vlerë më të madhe se t’i vejë në ndihmë njerëzve nuk ka. “Do t’i anuloj, këto lekë të shkojnë për njerëzit.”. veç llafe, veç gënjeshtra, veç mashtrime për të fshehur mashtrimin. “

Kjo deklaratë e kryedemokratit, erdhi pasi një zotëri, baba i tre fëmijëve, i qau hallin Bashës më herët: "Kemi patur nevojë për njerëz. Le të mos sillte shteti asgjë, vetëm të na shikonte. Kanë ardhur vetëm vullnetarët nga Bubqi dhe Teatri”, – tregoi kryefamiljari, shtëpia e të cilit ishte dëmtuar që në 21 shtator dhe prej 3 muajsh jetonte në çadër. “Ne kërkojmë vlerësimin e shtëpisë”- tha një tjetër. “Çdo gjë deri tani është selektive. Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me ne."

Video

https://www.youtube.com/watch?v=7lYePHo3Mu8&feature=emb_logo
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...