Skandal. Spitali rajonal i Shkodrës anulon ndërhyrjet kirurgjikale deri më 6 janar 2020. Shkak bëhet mungesa e mjekëve dhe nevoja për mirëmenaxhim të situatës si pasojë e urgjencave që vijnë në ditët festive.

Ja dokumenti që mban datën 26 dhjetor 2019 dhe është firmosur nga z/drejtori i shërbimeve klinike, Agustin Suma.

“Ju njoftojmë se për arsye të mirëmenaxhimit dhe mirëplanifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës për peridhën e festave të fund-vitit 2019 dhe fillim-vitit 2020 lind nevoja të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara për peridhën 30 dhjetor 2019 dhe deri në 06 janar 2020" shkruhet ne dokumentin i cili i është drejtuar Gëzim Galiqit, shef i Shërbimit të Kirurgjisë dhe Senad Hallunit, Shef i Shërbimit të Obstetrikë - Gjinekologjisë.

 Ndërhyrjet do të realizohen me një planifikim të dytë pas javës së parë të Vitit të Ri.

Ky nuk eshte rasti i pare i skandaleve ne mjekesi. Ne nje kohe qe shume mjeke kane lene punen dhe jane drejtuar Gjermanise e vendeve te tjera.

/Ora News.tv/