Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë "Nënë Tereza" Behgjet Pacollin për kontributin humanitar dhe ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë.
Kreu i shtetit e konsideron sipërmarrësin, politikanin dhe filantropin e shquar të Kosovës, Behgjet Pacolli si shembull të solidaritetit kombëtar.
Për kontributin e spikatur humanitar dhe ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë, si shembull i solidaritetit kombëtar, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, politikanin, sipërmarrësin dhe filantropin e shquar të Kosovës, z.Behgjet Pacolli.
Mirënjohje dhe vlerësim për kontributin humanitar të gjithë familjes Pacolli!