'Ç'hall i madh e shtrëngon Ramën të bëhet njësh me të?!'

Premte, 27 December 2019 13:40

Nga Petrit Vasili.

Presidenti i Serbise Vuçiç është shumë i qartë në qendrimin e tij kategorik kundër NATO--s. Po ashtu është shumë i qartë në qendrimin e tij kundër Kosovës, të cilën e konsideron pjese të territorit te vet.

Ministri i Mbrojtjes i Serbise Vulin ka deklaruar kohe me pare pa ekuivok: "Nuk di çfarë do të ndodhë kur Aleksandar Vuçiçi të mos jetë komandant suprem dhe kur ai të mos jetë President i Republikës. Ndoshta do të vijnë njerëz të tjerë, të cilët do të mendojnë ndryshe. Por, derisa ai të jetë Komandant Suprem nuk do të hyjmë në paktin NATO. Për këtë të mos ketë kurrfarë dileme dhe dyshimi”

"Gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në kuadër të Traktatit të Sigurisë Kolektive. Këto vende nuk na kërkojnë të heqim dorë nga një pjesë e territorit" është shprehur ai.

Për Serbinë, NATO është praktikisht një organizëm armiqësor tek i cili as nuk duan dhe as synojnë të jenë pjesë e saj. Shqipëria është anëtare e NATO-s, kontribuese ne te dhe politikisht e ka konsideruar nje drejtim themelor te patjetersueshem te politikes te saj.

Ku e gjen veten, Kryeministri Rama, në këtë ndarje parimore diametralisht të kundërt me Vuçiçin për NATO-n. Serbia nuk e njeh Kosovën dhe e konsideron pjesë të teritorit të saj.

Shqipëria e ka një çështje themelore politike, strategjike dhe kombëtare, raportin me Kosovën dhe njohjen e Kosovës prej shteteve të tjera, një nga objektivat qeveritare më të rëndësishëm të politikës së saj të jashtme.

Ku e gjen veten kryeministri Rama ne raport me qendrimin totalisht te kundert dhe te eger te Vuçiçit ndaj Kosoves.

Projekti qe mbeshtet Rama permes Minishengenit sigurisht eshte nje projekt i erret antishqiptar.

Mbeshtetja, qe Rama i jep Serbise duke anatemuar Kosoven dhe liderat e saj si dhe duke legjitimuar anashkalimin e Kosoves pra faktikisht asgjesimin real te problemit te njohjes nga Serbia eshte qartesisht tradheti ndaj saj.

Cfare ja ka mbyllur syte Rames qe e imponon te veproje ne kete menyre antikombetare?

Ç'detyrime e mbajne lidhur Ramen qe e bejne ate te mohoje cdo parim dhe te vihet ne krah te anti-Natos dhe anti-Kosoves ?

Ne ç'borxhe ka hyre Rama dhe te ç'lloji jane ato qe e shtrengojne ne fyt dhe e detyrojne te sillet si tradhetar i interesave te Kosoves dhe Shqiperise?

Cilit projekti i sherben Rama qe e ben ate te harroje qendrimin e eger anti-Nato dhe anti-Kosove te Serbise dhe te pranoje gjithshka duke ju kundervene te gjithe shqiptareve nga Tirana ne Prishtine?

Ka mjaft pergjigje, të cilat kuptohen dhe mjaft të tjera, që koha dhe institucionet e sigurisë dhe të drejtesisë do t'i zbardhin në mënyrë të pashmangshme...Kësaj Rama nuk i shpëton dot në asnjë mënyrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...