‘Rama dhe Vuçiç s’e ftuan Kosovën pasi donin ta paraqisnin si pjesë të Serbisë’

Diel, 29 December 2019 16:41

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një prononcim për “Bota Sot” ka komentuar projektin e Mini-Shengenit, të cilit po i prin presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Berisha, duke folur për këtë projekt, tha se Vuçiç me qëllim nuk ftoi Kosovën në Nish. Sipas tij, kjo ndodhi për shkak se donin ta paraqitnin Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Përsa i përket mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë projekt, mendoj se ka dy anë: E para Vuçiç me qëllim nuk ftoi Kosovën në Nish. Në Nish, Traktatin e firmosi vetëm Vuçiçi dhe Zografi bis. Kosova nuk u ftua në Nish pasi Vuçiç me aprovimin e plotë të Edvinit me këtë akt e konsideroi atë pjesë të Serbisë. Për këtë çështje ka hedhur dritë zëvendësministri i mbrojtjes së Serbisë në një takim në Bukuresht. Sipas burimeve të oficerëve të shtabit të përgjithshëm të Shqipërisë, ‘Kosova në Nish nuk u ftua’,- do t’i thoshte në takimin e SEDM-It në Bukuresht, zëvendësi i Vulin, zëvendësministrit të mbrojtjes së Shqipërisë Petro Koçi me dakordësinë e plotë të Vuçiç me Edvin Kristaq Zografin”, u shpreh Berisha për “Bota sot”.

Ai tha se Kosova u ftua në Ohër për shkak të reagimeve dhe dyshime të forta ndërkombëtare. Berisha theksoi se ky projekt do të thotë Jugosllavi e re.

“Së dyti, mungesa e Kosovës në Nish ngjalli reagime dhe dyshime të forta ndërkombëtare. Prandaj Vuçiç për të maskuar sadopak këtë qëndrim të tij albanofob u detyrua ta ftojë Kosovën në Ohër. Por natyrisht Kosova e përjashtuar me qëllim ogurzi nga Vuçiç dhe Rama në Nish nuk kishte pse t’i bashkohej valles së tyre të Jugosllavisë së Re, projekti i të cilës ka si qëllim dominimin e rajonit nga Serbia, zhvlerësimin e faktorit shqiptarë, i cili de facto është dhe faktori më i fuqishëm i tij, defaktorizimin dhe izolimin e Kosovës dhe rolit të saj kyç në rajon”, potencoi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...