“Zgjedhjet e 30 qershorit, skenë kriminale, u tentua të vritej demokracia”

Diel, 29 December 2019 17:02

Anëtari kryesisë së LSI-së Klevi Pojana në një deklaratë për mediat fajëson qeverinë e Edi Rpër mënyrën sesi po drejton vendin dhe për krimin e shëmtuar elektoral. Sipas Pojanës, blerja dhe tjetërsimi i votës është shkatërrim i demokracisë dhe kapjes së shtetit ligjor. Duke iu referuar zgjedhjeve të 30 qershorit, si dhe skandaleve të publikuara për mënyrën sesi është vjedhur vota, Pojana shprehet se kjo datë tregoi më së miri fytyrën e Edi Ramës dhe se 30 qershori ishte një skenë kriminale ku u tentua të vritej pluralizmi.

Deklarata e plotë

Anëtari i LSI-së Demokracia fillon me votën e lirë ndërsa diktaturat kanë lindur nga tjetërsimi i vullnetit të sovranit duke i rrëmbyer të drejtën e votës së lirë qytetarëve. Kjo është dhe arsyeja kryesore pse sot Shqipëria gjendet në këtë gjendje të vështirë e të pa precedentë ekonomike, sociale e politike.

Blerja e tjetërsimi i votës është themeli i shkatërrimit të demokracisë e kapjes së shtetit ligjor, është mburoja politike e korrupsionit pa fre, është arsyeja pse drejtësia kapet e krimi mbrohet nga pushteti.Në përgjimet më të fundit të bëra publike nga media del qartë se si 30 qershori ishte një këllirë politike dhe një skenë kriminale ku u tentua të vritej pluralizmi dhe demokracia.

Përgjimet rastësore për një tjetër vepër penale, të të famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanës vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshme të votës për të legjitimuar votimet moniste të Edi Ramës. Të vërtetat janë sheshit, ato janë publike dhe me fakte konkrete.

Por me mosreagimin dhe heshtjen e organeve te drejtësisë, njëherazi me to, dita-ditës po shpërbëhet e po shkretohet edhe Shqipëria. Kjo, sepse vendin po e qeverisin hajdutet e votave dhe kriminelet e oborrit te pushtetit.
Krimi elektoral është i vërtetuar me zë dhe figurë. Që nga Kryeministri e deri tek ministrat, deputetët, drejtorët, e shefat e policisë janë të provuar nga përgjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore direkt të tij.

SPAK duhet të nisë menjëherë hetimin për këto çështje, sepse janë objekti kryesore i krijimit dhe punës se SPAK-ut, ndryshe çdo fjalë e thënë deri me sot është demagogji boshe. Nëse SPAK i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar, ashtu siç bëri prokuroria e Arta Markut, që i degdisi dosjet në Dibër, kujt i duhet më SPAK?

Një SPAK që do t’i shmanget çështjes me kritike në Shqipëri, ku qeveria dhe krimi të bëra njësh, grabisin votën me para e kërcënime gjithëfarëllojshe për të rrëmbyer pushtetin e qytetareve, është një SPAK, që vdes pa lindur ende.

Hetimi i krimit elektoral është prova e të vërtetës për SPAK, për të ndare nëse ai zbaton ligjet e shtetit apo zbaton ligjet e ‘Rilindjes’. Qytetarët shqiptarë po vëzhgojnë me zemërim shpërthyes edhe “drejtësinë e re” edhe SPAK-un se si do të veprojë ajo, dhe a do të jenë zbatues të Kushtetutës dhe ligjit apo do të jenë masha në duart e Edi Rames dhe ‘Rilindjes’ dhe do të zbatojnë ligjin e kusarëve. Populli shqiptar nuk do ta lejojë më kurrë që të përsëriten ngjarje të tilla të krimit elektoral sepse janë burimi kryesor i keqqeverisjes, korrupsionit dhe varfërisë si dhe arsyeja madhore që e mban larg Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...