Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ringritur alarmin e largimit nga Shqipëria të njerëzve.
Sipas Këlliçit, viti 2020 e ka gjetur Shqipërinë me më pak njerëz se më parë.
‘Të rinjtë, profesionistët, studentët e ekselencës, mjekët, inxhinierët po largohen të gjithë.
Viti i Ri e gjeti Shqipërinë me më pak njerëz.
Pse po shpopullohet Shqipëria?’, pyet Belind Këlliçi.