Edith Harxhi nga Albanian Policy Center në studion e Abc Neës me gazetarin Endri Xhafo mes të tjerash ka komentuar edhe situatën e krijuar pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga amerikanët.
Teksa është përfolur se Shqipëria mund të jetë në listën e shënjestrave të Iranit, Harxhi tha se nuk duhet të kemi frikë dhe se nuk ka vend për panik. Sipas saj, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndërsa shton se nuk do të ketë një kundërpërgjigje nga Irani kundrejt SHBA-ve.
“Unë mendj se ne nuk duhet të shqetësohemi. Vëmendja drejtohet tani drejt Lindjes së Mesme, nuk është thjeshtë çështja e Irakut. Unë mendoj se nuk do të ketë një kunderpërgjigje nga Irani drejtuar SHBA, sepse ka qenë shumë i qartë Trump. Ka ditur ku të qëllojë, në trurin e Iranit.
Unë mendoj se nuk do të ketë një kundërpërgjigje të drejtpëdrejtë. Ne nuk kemi arsye pse të kemi frikë, ne jemi vend anëtar i NATO. Inteligjeca e NATO është në Shqipëri”, u shpren Harxhi.