Raporti vjetor i KED rrezon Dvoranin per Gjykaten Kushtetuese

Hënë, 06 Janar 2020 21:10

aporti vjetor i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka rrëzuar pretendimet e kreut të këtij institucioni, Ardian Dvorani lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Raporti vjetor i KED që është dorëzuar në Kuvend pasqyron veprimtarinë e këtij institucioni lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, ku njeh dekretin e Presidentit Ilir Meta për Besnik Muçin.
Ndërkohë Dvorani në mënyrë të paligjshme pretendon se ka pasur të drejtë që të emëronte ai personalisht Arta Vorpsin.
Raporti pasqyron qartë qëndrimin e KED, si institucion, në përputhje me ligjin dhe kërkesën e Presidentit.
Në këtë mënyrë vet KED rrëzon manipulimin e Dvoranit me vetshpalljen nga ana e tij të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Në raport thuhet qartë se KED nuk ka marrë asnjë vendim për Arta Vorpsi, por njeh vendimmarrjen e Presidentit. Ndërsa Dovrani rezulton se i ka dhënë të drejtën vetes të emërojë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, një akt që nuk është parashikuar në Kushtetutë dhe në asnjë ligj.
(Në foto)Pjesë nga raporti vjetor i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për Gjykatën Kushtetuese

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...