Takimi në Tiranë, për sfidat e sigurisë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme

E Enjte, 09 Janar 2020 13:30

Të pranishëm në takimin mbi sfidat e sigurisë të organizuar në Tiranë, ministra aktual dhe të shkuar të vendit kanë deklaruar se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, në një formë a në tjetrën është e prekshme nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, ndaj është shumë i rëndësishëm vijimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me SHBA-në për çështjet e sigurisë kombëtare.

“Bota po bëhet gjithnjë e më e vogël. Edhe pse ngjarjet ndodhin larg, problemet trokasin edhe në sigurinë tonë kombëtare”, tha Pandeli Majko.

Ndërsa Fatmir Mediu u shpreh: “Lideri i Iranit përmendi Shqipërinë dje, që ka strehuar opozitën iraniane këtu. Shqipëria është vend demokratik që i është gjendur gjithmonë njerëzve në nevojë. Angazhimi ynë për të mbështetur rezistencën iraniane ishte si pjesë e vlerësimit që ne kemi për vuajtjet e njerëzve dhe njëkohësisht për t’iu përgjigjur përgjegjësive tona si anëtar i NATO-s dhe si partner i SHBA-së”

Login to post comments