Snajperi izolon 'të fortët’, jo strukturat e Lleshajt

Hënë, 13 Janar 2020 10:10

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka urdhëruar policinë që të mos flasë për mediat, në kohën kur krimi ka goditur në mënyrë të frikshme në ditët e para të vitit 2020.

Për ironi, pavarësisht se Lleshaj sa për propagandë, ka ngritur struktura të reja që duhet të merren me ‘të fortët’ dhe bandat, për momentin frika nga snajperi që ekzekutoi Kastriot Reçin, ka izoluar ‘të fortët’.

Me vrasjen e Kastriot, ujrat e turbullta të krimit në Rrëshen, Lezhë dhe Laç, janë trazuar keqazi. Frika nga ndonjë hakmarrje, profesionalizmi i ekzekutorit, ka futur drojen tek shumë personazhe të errëta në këtë zonë. Sipas burimeve policore, pas kësaj vrasje, shumë nga ata të cilësuar si “të fortë”, nuk dalin më nga banesa, shkruan Mapo.

Autori i kësaj vrasje sipas burimeve të gazetës Mapo, dyshohet se është i huaj. Ai mund të ketë hyrë në Shqipëri disa ditë para se të kryhej vrasja dhe mund të jetë ndihmuar nga disa persona me të shkuar kriminale në Rrëshen. Autori ishte veshur si femër, kishte hyrë në një pallat 8-katësh dhe pikërisht në katin e 7-të, kishte thyer derën dhe ishte vendosur në një pozicion që kishte fushë-pamje të qartë drejt lokalit ku qendronte çdo ditë Kastriot Reçi. Ai e qëlloi 47-vjeçarin poshtë zemrës dhe më pas hodhi snajperin ndanë pallatit dhe i maskuar u largua në këmbë, në mes të qytetit. Për shkak të veshjes, askush nuk dyshoi tek ai, madje policia në ato momente ndalonte vetëm burrat që ishin të pranishëm. Pasi doli nga qyteti me maskimin perfekt si grua, autori e hodhi veshjen në një lokal dhe u largua i qetë nga Rrësheni (Dyshohet i ndihmuar nga dy persona të tjerë). Ekzekutori sipas eskpertëve, mund të jetë një vrasës profesionist me pagesë. Policia shpreson që të gjejë gjurmë gishtash në armën ose rrobat e tij, por nëse është shtetas i huaj, atëherë do të jetë shumë i vështirë identifikimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...