Emigracioni nuk kursen as intelektualët e lartë

Hënë, 13 Janar 2020 10:19

Vitet e fundit është rritur interesi për të studiuar në degët e informatikës. Shifrat e INSTAT flasin për rritje të numrit të studentëve për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. I angazhuar prej vitesh në mësimdhënie në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pedagogu Denis Saatçiu, thotë se vitet e fundit kanë tërhequr drejt degëve të informatikës studentë të përgatitur. Tregu i punës ofron paga relativisht të larta. Emigracioni po përhapet si “virus” edhe te profesionistët me paga të larta dhe në pozicione të mira pune.

Ju jeni i angazhuar prej vitesh në mësimdhënie. Sapo ka nisur viti i ri akademik. Si ishin prurjet e studentëve këtë vit?

Këtë vit, interesi ka qenë i lartë për degët e informatikës dhe TIK. Po ashtu, duhet thënë se mesatarja më e ulët për studentët e pranuar ka qenë 9.4, që tregon për një nivel të lartë studentësh. Që në fazën e parë ishin të regjistruar në mbi 95% të kuotave për Informatikën dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit. Aktualisht, nga 200 vende studimi për degën e informatikës ka vetëm 3 vende të lira, ndërsa për të studiuar në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga 100 vende është vetëm 1 vend i lirë. Mendoj se deri tani këto kuota janë optimale, për të ofruar studentë cilësorë.

Ndryshe nga vite më parë, kam vënë re se studentët kanë shumë herë më tepër informacion për informatikën.

Në ndryshim nga vendet e tjera, në auditorët shqiptarë ka më shumë vajza se djem. Në vendet europiane, degët e informatikës zgjidhen më së shumti nga djemtë. Vajzat e kanë ende traditën që mësojnë dhe nga përvoja ime në mësimdhënie, vajzat janë më sistematike. Kemi studente shumë të mira. Kjo si fushë kërkon që të jesh inteligjent, por edhe sistematik në të mësuar.

Në fakt, emigracioni i profesionistëve po kthehet në një fenomen shqetësues, ku grup-profesione të caktuar po zgjedhin të emigrojnë drejt vendeve të emigrimit. Si është situata me largimet?

Vetëm vjet, stafit tonë akademik i janë larguar dy vajza, një si programuese në Austri dhe një si programuese në Gjermani. Parvjet ikën edhe dy persona të tjerë. Në komunitetin tonë të IT-së po largohen shumë profesionistë, edhe pse kanë qenë të punësuar këtu në pozicione dhe me paga shumë të kënaqshme.

Çfarë mendoni që i shtyn të largohen?

Unë jam një nga ata partizanë për të qëndruar në vend. Ai ka investuar për ty. Informatika është një nga ato degë që është e lehtë të integrohesh në tregun e punës. Sepse kompanitë IT janë të orientuara drejt parasë dhe n.q.s. ti je i mirë, të rekrutojnë, nuk është e njëjta ngopje tregu siç mund të jetë me të diplomuarit për juridik dhe gazetarë. Këta që kanë ikur jashtë kanë qenë në pozicione drejtuese dhe menaxheriale. Një pjesë japin si arsye që ikin – një jetë më të mirë për fëmijët. Megjithatë, jashtë kostot e jetesës janë shumë më të larta se në Shqipëri, ndërsa pagat nuk kanë një diferencë shumë të lartë me pagat këtu, të paktën për sektorin e IT.

Një student që bën Bachelor-in në universitetin tonë paguan rreth 25 mijë lekë në vit, ndërkohë që kostot vjetore për një student janë rreth 100 mijë lekë në vit/student. Shteti ka humbje shumë të madhe për të gjithë ata që largohen, ndërsa vendet që presin, rekrutojnë staf me kosto zero./Marre me shkurtime nga Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...