Shuhet mendimtari i madh/ Çfarë tha për Berishën, Ramën, Bashën...

Hënë, 13 Janar 2020 11:34

Një nga mendimtarët më të mëdhenj konservatorë, britaniku Roger Scruton, u shua në moshën 75-vjeçare pas një beteje gjashtëmujore me sëmundjen e rëndë.

Scruton ishte një emër i njohur edhe për të djathtën shqiptare. Ai kishte botuar në Shqipëri librin ‘Si të jesh i djathtë’. Kur pa Shqipërinë, ai u shpreh se i dukej si një 'vend i lënë përgjysmë'. Gjatë vizitës në vendin tonë para katër vitesh, ai u takua edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Në ekspozenë time theksova se problemi numër një i Shqipërisë sot, është vendosja nga Edi Rama i regjimit të mobokracisë ( sundim i banditëve) në kuptimin e Huntingtonit për këtë regjim. Rama, pinjoll i nomenklaturës hoxhiste, është i mekuar që në fëmijëri me dobinë e krimit dhe kriminelëve, që për motive ideologjike vrisnin dhe eleminonin armiqtë e klasës. Sot ai mbështet dhe quan të dobishëm krimin dhe kriminelët që i shërbejnë atij dhe pushtetit të tij, për sigurimin e votave dhe parave të trafiqeve dhe aferave kriminale,” tha Berisha pas takimit.

Vetë Scruton në një intervistë për ABC News tha se është shqetësuese situata në vend, kur shumë kriminelë kanë depërtuar në parlament. Ai tha se Sali Berisha dhe Lulzim Basha duken të shqetësuar nga kjo situatë.

“Socialistët në tërësi besojnë në rishpërndarjen e të mirave mes njerëzve. Janë konservatorët sipas bindjes sime, apo liberalët siç quhen këtu, që besojnë te krijimi i lirisë për ndërmarrjet, sepse vetëm përmes sipërmarrjes së lirë të individëve, mund të krijohet e mira materiale. Dhe unë jam dakord me këtë, që ekonomia e lirë vjen e para e më pas shteti mund të futet, përmes taksimit të njerëzve e rishpërndarjes së produkteve, që të ndihmojë ata që janë në vështirësi, por kjo duhet bërë në mënyrë të kujdesshme. Politikanët tuaj po përballen me një situatë krejt të ndryshme. Po përballen me situatën e ekonomisë bandite e shumë prej këtyre banditëve janë në parlament apo në qeverisjen vendore. Çfarë do bëhet me këtë situatë? Sali Berisha e ka të qartë këtë, sepse ai pati detyrën e tranzicionit të vendit nga komunizmi. Nuk e di, e nuk është puna ime të ndërhyj në politikën shqiptare, por nuk e di nëse Edi Rama shqetësohet vërtet për këtë. Mendoj se Lulzim Basha shqetësohet, sepse na e tha sot këtë të gjithëve dhe ishte shqetësimi i tij kryesor. Së pari, duhet të kuptohet se ka një problem, e më pas të përballesh me të. Por si mund të përballesh me të sepse përballesh jo thjesht me njerëz që bëjnë hile, pra që marrin përfitime të paligjshme, duke e anashkaluar ligjin, por përballesh me kriminelë të dhunshëm e mbase duhet ta paguash me jetë, nëse përballesh me ta. Kjo është ajo çka të rinjtë e Shqipërisë duhet të bëjnë, njëlloj si siçilianët e rinj kanë bërë së fundmi, duke thënë mjaft më me këta njerëz e duhet të përballemi forcërisht me ta,” tha ai.

I pyetur për Ramën dhe këshillat që merr nga Tony Blair, Scruton tha: “Çfarë bie në sy mes Ramës e Blair është se z. Blair ishte shumë i suksesshëm. Ai ndenji për 13 vjet në qeveri, por tani nuk është aspak popullor, si të gjithë politikanët fundja, cikli politik i jetës. E çka vlen për z. Rama që të këshillohet nga z. Bler është, se si ia doli? Dhe kjo është realisht lloji i këshillës që politikanët marrin zakonisht nga njëri-tjetri, d.m.th, JO cila është gjëja e duhur që duhet bërë për njerëzit, por si mund të rri në pushtet sa më gjatë të jetë e mundur”.

I pyetur se pse duhet të jesh i djathtë, ai shprehej: "Sepse siç them në librin tim, kjo është zgjidhja e vetme racionale për kushtet në të cilat ne, në Europë në përgjithësi e shohim veten, gjendemi. Ne kemi trashëguar një qytetërim shumë kompleks, por një qytetërim të madh që na ka dhënë shumë gjëra, si: lirinë, demokracinë, shtetin e së drejtës, një bazë të mënyrës se si merresh vesh me tjetrin, paqe në pjesën më të madhe, që gjithmonë është nën kërcënim, gjithnjë e kërcënuar. Kërcënimet madje ndryshojnë. Sot p.sh. është nën kërcënimin e islamit radikal dhe nga migracioni masiv që nuk kontrollohet. E duhet të jemi të qartë se këto janë gjërat e mira që duhet t’i ruajmë e prandaj them se konservatorizmi është qasja e duhur. Duhet t’i përcaktojmë vlerat e mira dhe duhet t’i ruajmë ato. Këtu në Shqipëri duhet ta pranoj, nuk duam të ruajmë kulturën e korruptuar kriminale që keni, por nën të, nën gjithçka që Hoxha tentoi të shkatërronte, ekziston mënyra e vjetër shqiptare e të bërit të gjërave. Ka një komunitet interesant njerëzish që janë kryesisht besimtarë. Ata ndajnë njohuri, interesa si shqiptarë, neutralizojnë çdo lloj diference mes ortodoksëve, katolikëve e myslimanëve. Dhe kjo është një arritje shumë e rëndësishme. Besoj se shqiptarët duhet të bëjnë atë që kemi bërë ne në Britani, të gjejnë pjesën e mirë të trashëgimisë dhe të punojnë për ta ruajtur, sepse kështu do keni diçka për të ndërtuar mbi të. Natyrisht duhet të ketë ndryshime në kulturën kriminale e kjo është një arsye, e kjo është e vërtetë e të gjithë shqiptarët e kuptojnë këtë, edhe vetë kriminelët e nuk duan të paguajnë çmimin e kësaj".

Modifikuar më Hënë, 13 Janar 2020 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...