Rama së shpejti në Rusi si drejtues i OSBE-së/ Lubonja: Mund të përshtatet me Putin, si me Erdoganin

Tuesday, 14 Janar 2020 09:45

Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria për vitin 2020 do të pasojë me një takim të kryeministrit Edi Rama, (njëherësh edhe ministër i Jashtëm), për një vizitë zyrtare në Rusi.

Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi faktin se çfarë rezultatesh do të sjellë kjo detyrë për Shqipërinë, theksoi se Rama ka një aftësi për të ‘folur’ gjuhë të ndryshme të partnerëve që ka përballë.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Lubonja tha se kryeministri mund të përshtatet me presidentin Vladimir Putin, siç bëri sipas tij me Erdoganin.

“Se cilat do jenë rezultat, matet me fryte kjo. Nuk jam ekspert. Por nuk duhet të harrojmë një gjë, se këtu bëhet fjalë për siguri dhe bashkëpunim, jo vetëm me një palë, por me shumë të tilla. Ju përmendet Krimenë dhe vizitën në Rusi. Desha të them këtë që Rama ka një lloj aftësie për të folur gjuhët e ndryshme të partnerit që ka. Me Erdogan flet një gjuhë, këtej flet një gjuhë demokratike. Problemi i Ukrainës është kompleks. Mund të jetë sukses për Shqipërinë që bën pazar me Kosovën.

Por se sa mund të luaj një rol që mos të dalë pastaj të akuzohet OSBE, nuk jam i sigurt. Ai (Rama) mund t’i përshtatet dhe Putinin. Mund të ndjejë afrimitet me të, siç ka ndjerë me Ergodan. Ajo që më shqetëson është kjo që nëse mund të kemi ndonjë sukses, roli që mund të ketë Shqipëria si një vend garantues për vendet e tjera, pasi presin nga ne dhe ato vendet që kërkojnë liri mediatike. Si Turqia, gazetarët turq, ato vendet e Kazakistanit, që të kenë ndihma. Nuk e di se sa do të ketë një lloj vizibiliteti.”, tha Lubonja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...