'Të gënjesh si derri'/ Berisha - Ramës: S'ke asnjë projekt tëndin, ndaj lëpin ato të miat

Tuesday, 14 Janar 2020 18:02

Edi Rama nuk ka asnjë projekt të vetin, ndaj lëpin ato të miat. Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi në Facebook.

Sipas tij, 'inaugurimi' i djeshëm i godinës së re për kirurgjinë, në fakt është një investim i qeverisë demokrate.

 

"Qeveria e meparshme me nje kredi nga Banka e Keshillit te Europes dhe nje kontribut buxhetor ndertoi fazen e pare te:
1-spitalit të urgjencës dhe kirurgjisë me një investim prej 2O milionë euro, në të cilin u vendosën/ Kardiokirugjia, reanimacioni, Imazheria, laboratori, sterilizimi etj. Fazën e parë të ketij projekti e inaguruam me Dr. Halim Kosovën në vitin 2013. Shikoni videon që fakton këtë gjë", shkruan ndër të tjera Berisha.

 

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

 

Të genjesh si derri!

Edvini nuk ka asnje projekt te vetin ndaj lepin ato te miat!

Miq, duke mos patur absolutisht asnje projekt te vetin ne 6 vite, ne marrezine e tij dhe serine e kopro genjeshtrave te pafundme, dje Edvin Kristaq Mashtrimi leshoi rrenen e rradhes. Ai tek inaguroi dje nje ndertese te re per kirurgjine, 12 milione euro investim ku dhe deklaroi si halucinant dhe paturpesisht duke genjyer si derri se ky eshte investimi me i madh ne shendetesi i 90 viteve te fundit. Cila eshte e veteta?

Miq, e verteta eshte kjo:
Qeveria e meparshme me nje kredi nga Banka e Keshillit te Europes dhe nje kontribut buxhetor ndertoi fazen e pare te:
1-spitalit te urgjences dhe kirurgjise me nje investim prej 2O milion euro, ne te cilin u vendosen/ Kardiokirugjia, reanimacioni, Imazheria, laboratori, sterilizimi etj. Fazen e pare te ketij projekti e inaguruam me Dr Halim Kosoven ne vitin 2013. Shikoni videon qe fakton kete gje.

Nderkohe, perveç tre kateve qe inaguruam siç ishte projekti, ndertuam dhe dy katet e tjera te spitalit te cilat vetem pas 6 vitesh u arrit te pajiseshin me te gjitha mjetet e nevojshme me nje investim po te Bankes se Keshillit te Europes dhe buxhetit te shtetit prej 6 milione euro, te cilat u inaguruan dje dhe ju paraqiten paftyresisht shqiptareve duke genjyer si derri si investimi me i madh i 90 viteve te fundit.

Miq, u ndala per te demaskuar kete mashtrim te paskrupullt te kreut te meduzes sepse te perdoresh mediat per te mashtruar pafytyresisht publikun me projekte te tjereve siç ben Edvin Mashtrimi, je nje birbo i vertet!

ps: ju rikujtoj se ky birbo tre vite me pare inauguroi per se dyti edhe investimin e inauguruar nga une se bashku me dr Halim Kosoven, gje per te cilen mediat e bene gazin e dheut. sb

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...