PD denoncon tjetër kryebashkiak të Ramës të inkriminuar

E Enjte, 16 Janar 2020 11:37

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër kryebashkiak të Ramës si person me të kaluar kriminale. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrate, Gazment Bardhi tha se, kryebashkiaku i Matit Agron Malaj rezulton i dënuar dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.

“I dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalohet mbajtja e një funksioni publik për jetë”, tha Bardhi.

Bardhi deklaroi se, “Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik sepse është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë. Ky është rasti i pestë që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit.”

Duke publikuar dokumentin, Bardhi tha se “ky është vendimi i gjykatës që konfirmon dënimin e formës së prerë të Agron Malajt, kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Matit”.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të veprojë pas asnjë vonesë me administrimin zyrtar dhe heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e bashkisë së Matit Agron Malaj.

“Koha që ligji të veprojë dhe Edi Rama të mos fshihet, por të marrë përgjegjësitë dhe t’u shpjegojë qytetarëve se përse alternativa e tij e vetme është krimi dhe, për se kandidon në bashkitë bastion të PD individë me të shkuar kiriminale”, deklaroi Bardhi.

Bardhi i bëri apel prokurorisë të nisë hetimet për rastin dhe akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama për bashkëpunim me krimin si stil qeverisje.

Modifikuar më E Enjte, 16 Janar 2020 12:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...