Albin Kurti: Jemi shumë afër marrëveshjes

Saturday, 18 Janar 2020 08:35

“Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë”, tha Kurti për Klan Kosova.

Ai shtoi se me qetësi politike duhet të ulen e të merren vesh.  “Jemi aq afër, se po u afruam edhe më, merremi vesh. Nuk ka takime që 8 ditë. Unë jam në Kosovë dhe jam i gatshëm për t’u takuar”, tha Kurti.

Në lidhje me kërkesën e Presidentit Thaçi për dërgimin e emrit për kryeministër, ai tha se “ne do t’ia dërgojmë propozimin tonë, por do të përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodh pas marrëveshjes që do të arrijmë me LDK-në”.

Kurti pret që të ketë një qeveri të shumicës, e përbërë nga LVV, LDK, pakicat dhe siç th ai “ndonjë deputet tjetër” dhe shtoi se është për një marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re, të pa parë në Kosovën e pasluftës.

Modifikuar më Saturday, 18 Janar 2020 08:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...