Kosova është hedhur në rulotë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë koordinuar në qëndrimet e tyre për këtë projekt, të dëmshëm për Kosovën.
“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi patur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari i shtetit e merr vesh se vetë vendi është hedhur në rulo ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm me dëgju këto fjalë”, deklaroi Haradinaj.
A ka qenë në sinkron Rama dhe Thaçi?
“Nuk besoj se nuk kanë qenë. Kanë patur një koordinim mes tyre. 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, ndërsa shkuarja e kryeminsitrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardh tejkalimi I Kosovës. Kryeministri I Shqipërisë mund të thoshte: “mund të vijë atje, por jo pa Kosovën. Çdo fjalë që kam thënë për angazhimin e Ramës në ndarjen e Kosovës, qëndron”, u shpreh Ramush Haradinaj.