‘Tradhtia e dytë e madhe! Marrëdhëniet Rama-Vuçiç si ato Enver- Mugosha’

Tuesday, 21 Janar 2020 11:04

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim online, shkruan se mediat kosovare po e krahasojnë marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me marrëdhënien e Enver Hoxhës me Dushan Mugoshën.

“Miq, shtypi i Kosoves krahason marrëdhëniet Rama- Vuçiç me ato Enver- Dushan Mugosha. Në këtë kontekst mund të thuhet se Kosova dhe mbarë Kombi po përjetojnë tradhtinë e dytë të madhe kombëtare pas asaj të vitit 1944 nga Enver Hoxha. Trojka tradhtare Zografi Bis, argati i Prishtinës, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiq janë aktualisht rreziku madhor, të cilët duhet të marrin një minutë e më parë ndëshkimin që kombet e qytetëruar ju rezervojne tradhtarëe të tyre,” shkruan Berisha, duke postuar shkrimin e analistit Faik Krasniqi, të publikuar në Kosova Sot.

Vjen paralajmërimi i rëndë për kryeministrin e Shqipërisë, ja çfarë e pret

“Kryeministri Rama me këto veprime anti-Kosove po dëshmohet që është fatkeqësia e kombit shqiptare. Është në mandatin e tij të fundit si kryeministër, dhe në zgjedhjet e ardhshme nëse kandidon, do të pësojë humbje të turpshme”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë, duke parë rrëshqitjen e madhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga interesi nacional i shqiptarëve dhe pozicionimi i hapur në interesin e Serbisë, vlerësojnë se do ta ketë një fund të turpshëm në karrierën e tij politike, të ngjashëm që po e pret edhe Hashim Thaçin, ngase përveç mbështetjes së idesë serbe për ndryshimin e kufirit të Kosovës, që e përkrahën Thaçi dhe Rama, tani ky i fundit po e mbron me fanatizmin akoma më të madh edhe projektin për Mini Shengenin, një shpikje tjetër e re nga presidenti serb, Aleksandër Vuqiq për dominimin serb në Ballkan.

Madje sipas analistëve, Rama po e bënë këtë pa e pyetur fare dhe pa u konsultuar me liderët politikë dhe institucionet e Kosovës, por duke i injoruar dhe përqeshur e fyer ata.

Gjyk serioz ka dhënë edhe ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, e cila në një intervistë për media ka thënë se Mini-Shengeni Ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën, dhe për më tepër e ka quajtur pozicionimin pro të Edi Ramës një veprim që shkon drejtë tradhtisë kombëtare.

“Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pack.

E lidhur me këtë, për” Kosova sot Online” ka folur analisti politik, Faik Krasniqi.

“Mini-Shengeni ballkanik është në njëfarë mënyre ringjallje e ish Jugosllavisë. Kryeministri Rama është futur në një qorrsokak me këtë ide. Çfarë Mini-Shengeni ballkanik me një shtet si Serbia që mohon masakrat që ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosove. Sikur qëllimisht është duke bërë gjëra të tilla kundër Kosovës. Është e pa kuptueshme kjo dashuri për Serbinë. Sikurse Enveri për Dushan Mugoshen. Tregon dashuri për një shtet që ka vrarë bashkëkombësit e tij. Gjithmonë nëse na konsideron të tillë, sepse veprimet e tij e dëshmojnë të kundërtën”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot .

Prandaj sipas Krasniqit, Edi Ramës ky pozicionim në interesin e shtetit serb, do t’i kushtojë shtrenjtë në karrierën politike, nëse edhe njëherë kandidon në zgjedhje për një mandat tjetër.

“Kryeministri Rama me këto veprime anti-Kosove po dëshmohet që është fatkeqësia e kombit shqiptare. Është në mandatin e tij të fundit si kryeministër, dhe në zgjedhjet e ardhshme nëse kandidon, do të pësojë humbje të turpshme”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Modifikuar më Tuesday, 21 Janar 2020 15:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...